Protesta jashtë hotelit ku pritet të qëndrojë Pelosi, e quajnë “luftënxitëse” - NACIONALE

Protesta jashtë hotelit ku pritet të qëndrojë Pelosi, e quajnë “luftënxitëse”

4 vjet më parë

nga Miranda Shala

Pas arritjes së kryedemokrates dhe delegacionit të saj në Tajvan, ajo pritet të udhëtojë me autokolonë në hotelin Grand Hyatt në Taipei, ku edhe do të kalojë natën.

Por, është bërë e ditur se jashtë hotelit është duke u zhvilluar një protestë e vogël nga një grup pro-Kinës që kundërshton vizitën e saj.

Pamjet nga protesta, tregojnë disa nga protestuesit duke mbajtur tabela në duar, më mbishkrimin “shkoni në shtëpi luftënxitëse”.

Pelosi është politikanja e nivelit më të lartë amerikan që ka vizituar Tajvanin që nga vizita e kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve, Newt Gingrich në vitin 1997.

Mediat tajvaneze raportojnë se Pelosi do të takohet me Presidentin e Tajvanit Tsai Yingëen nesër në mëngjes, e më pas do të shkojë në parlamentin e Tajvanit.

Lajme të ngjashme