Protesta e PD-së në Tiranë, lirohen 18 të arrestuarit
18 të arrestuarit e protestës së 20 shkurtit janë liruar.
Ndaj tyre janë caktuar masat e sigurisë “Detyrim për paraqitje”, shkruan A2.
Veprimet e Policisë pas protestës kanë qenë nën monitorimin e Avokatit të Popullit, ku nëpërmjet një njoftimi për mediat, ky institucion bën me dije se ka qenë i pranishëm në komisariatet e Tiranës, ku ka marrë dëshmitë e të ndaluarve.