Protesta e kryetarëve të komunave, Haradinaj: Boll është boll, regjimi i Kurtit s’u la rrugë tjetër përpos rrugën
Ramush Haradinaj i Aleancës ka reaguar me “boll është boll” pas protestës së kryetarëve të komunave ndaj pushtetit qendror në detyrë të Vetëvendosjes.
“Regjimi Kurti nuk ju la rrugë tjetër kryetarëve të komunave dhe komunave përveç të dalin në rrugë. Boll është boll,” shkroi Haradinaj me një reagim të shkurtër në Facebook.
Kryetarë të komunave kanë protestuar ndaj pushtetit ndaj, siç kanë thënë ata, synimeve të centralizimit të kompetencave në qeveri duke u marrë nga pushteti lokal.