Prokurorja Hajdari: Për masakrën e Mejës janë të akuzuar 53 persona - NACIONALE

Prokurorja Hajdari: Për masakrën e Mejës janë të akuzuar 53 persona

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Prokuroria Speciale e Kosovës sot ka dhënë detaje për hetimet dhe ngritjen e akuzës për kryesit e masakrës së Mejës, ku janë vrarë 370 civilë.

Në një konferencë për media, prokurorja e kësaj prokurorie, Drita Hajdari, ka treguar se në aktakuzën e ngritur janë të përfshirë 53 persona.

Ajo ka bërë me dije se për këtë masakër kanë siguruar prova relevante edhe nga Gjykata e Hagës.

Rastin e kemi trashëguar nga EULEX, rastin e ka hapur në vitin 2013 kundër 18 personave, dhe me pranimin e rastit, kemi vazhduar hetimin me grumbullimin e provave, intervistimin e dëshmitarëve. Kemi siguruar provave relevante nga Gjykata në Hagë, kemi zgjeruar hetimin edhe për 35 person. Në aktakuzë janë 53 persona për masakrën e Mejës”, ka thënë Hajdari.

Sipas saj, aktakuza përfshin tri pjesë.

Aktakuza është e strukturuar në tri pjesë, pjesa e parë përfshin pesë persona që kanë planifikuar masakrën, pjesa e dytë përfshin grupin prej 11 të cilët kanë zbatuar planin e masakrës, grupi i tretë, prej 37 të pandehurve përbejnë ekzekutorë direkt”, është shprehur ajo.

Në këtë konferencë për medie, prokurorët e Prokurorisë Speciale kanë dhënë detaje edhe për masakrat tjera që janë kryer nga forcat serbe gjatë lutës në Kosovë.

Lajme të ngjashme