Prokuroria Speciale ngre aktakuzë në mungesë për dhunim gjatë lutës, i pandehuri rezervist ushtarak serb - NACIONALE

Prokuroria Speciale ngre aktakuzë në mungesë për dhunim gjatë lutës, i pandehuri rezervist ushtarak serb

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur sot aktakuzën e parë në mungesë për dhunim gjatë lutës në Kosovë

PSRK-ja në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka dorëzuar aktakuzën ndaj të akuzuarit me iniciale D.R.

Sipas njoftimit të Prokurorisë Speciale, i pandehuri ka qenë pjesëtarë i forcave rezervë ushtarake të Serbisë dhe ka kryer dhunim seksual ndaj gruas së nacionalitetit shqiptarë.

Prokuroria ka bërë me dije se si pasoj e dhunimit viktima ka pësuar lëndime fizike në trup si dhe trauma të rënda të përhershme psikike.

Prokuroria Speciale njofton se ndaj të akuzuarit D.R. ka siguruar prova se, si pjesëtarë i forcave rezervë ushtarake të Serbisë, në kohën e luftës në Kosovë, në kundërshtim me rregullat e të drejtës ndërkombëtare humanitare, gjatë një sulmi të gjerë dhe sistematik nga forcat ushtarake, policore dhe paramilitare serbe, kundër popullatës civile shqiptare në tërë territorin e Kosovës, duke ditur për ekzistimin e një sulmi të tillë, me përdorimin e dhunës dhe veprimeve të tjera çnjerëzore, ka kryer dhunim seksual ndaj gruas së nacionalitetit shqiptarë, e cila pësoj lëndime fizike në trup si dhe trauma të rënda të përhershme psikike”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Në njoftim thuhet se prokuroria ka propozuar që të mbahet procesi gjyqësor në mungesë.

Me këto veprime i akuzuari D.R. ka kryer veprën penale ‘’Krimet e luftës kundër popullsisë civile’’ nga neni 142 të Kodit penal të Jugosllavisë, aktualisht e inkriminuar si Krimet kundër njerëzimit nga neni 143 paragrafi 1 nën paragrafi 1.7 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Gjithashtu, Prokuroria Speciale ka propozuar që të mbahet gjykimi në mungesë pasi që janë shterur të gjitha përpjekjet për ta gjetur të akuzuarin”, është thënë në njoftim.

Lajme të ngjashme