Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj 20 personave për krime lufte në Gjakovë, përfshirë ndaj Millan Radojçiqit
Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër 20 personave për “Krime lufte kundër popullsisë civile” në komunën e Gjakovës gjatë viteve 1998-1999.
Aty përfshihet edhe Millan Radojçiqi, kryeterroristi që udhëhoqi sulmin paraushtarak në Banjskë të Zveçanit më 2023.
Sipas aktakuzës, të pandehurit dyshohen për pjesëmarrje në vrasjen e 107 civilëve gjatë një operacioni ushtarako-policor.
Prokuroria thotë se gjatë operacionit gratë dhe fëmijët ishin ndarë nga burrat, ndërsa civilët ishin vrarë dhe shtëpitë ishin djegur.
Aktakuza është ngritur me propozim për zhvillimin e gjykimit në mungesë.