Prokuroria Speciale kërkon paraburgim ndaj serbit të dyshuar për sulm kundër KFOR-it dhe Policisë - NACIONALE

Prokuroria Speciale kërkon paraburgim ndaj serbit të dyshuar për sulm kundër KFOR-it dhe Policisë

11 muaj më parë

nga NACIONALE

Prokuroria Speciale e Kosovës ka kërkuar paraburgim ndaj të dyshuarit për sulmin ndaj pjesëtarëve të KFOR-it dhe Policisë.

Postimi:

PROKURORIA SPECIALE KËRKON PARABURGIM NDAJ TË DYSHUARIT PËR SULM NDAJ PJESËTARËVE TË KFOR-it DHE POLICISË SË KOSOVËS

Prishtinë, 25 Gusht 2025 - Prokuroria Speciale, pasi ka vlerësuar se janë plotësuar të gjitha kushtet ligjore, ka paraqitur kërkesë në Gjykatën Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh ndaj të pandehurit Lj.M., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale:

- bashkim për veprimtari kundërkushtetuese,

- rrezikim të personave nën mbrojtje ndërkombëtare,

- pjesëmarrje në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizëm,

- sulm ndaj personit zyrtar.

Sipas kërkesës së Prokurorisë Speciale, i pandehuri Lj.M. dyshohet se më 29.05.2023, para objektit të komunës së Zveçanit, në bashkëkryerje edhe me të dyshuar të tjerë ka sulmuar me gurë, bombë molotov dhe armë pjesëtarët e KFOR-it, Policisë së Kosovës dhe gazetarët që kanë raportuar për ngjarjen.

Gjatë zhvillimit të hetimeve dhe bastisjes në shtëpinë e të pandehurit, janë siguruar prova materiale si një telefon, uniforma të ndryshme ushtarake, dy USB, dhe një maicë me mbishkrim me motive nacionaliste, me të cilat, konfirmohen veprimet inkriminuese e të pandehurit në ditën kritike.

Prokuroria Speciale, garanton qytetarët e vendit, se mbetet e përkushtuar në hetimin e plotë dhe ndjekjen e të gjithë kryerësve të këtyre veprave penale.

Lajme të ngjashme