Prokuroria Speciale: Ende herët të flitet për rezultate të sakta nga gërmimet në Zubin Potok - NACIONALE

Prokuroria Speciale: Ende herët të flitet për rezultate të sakta nga gërmimet në Zubin Potok

1 orë më parë

nga NACIONALE

Zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Nora Luta, ka deklaruar se gërmimet që po zhvillohen në Zubin Potok janë pjesë e një procesi të ndjeshëm hetimor për kërkimin e personave të zhdukur gjatë luftës, duke kërkuar nga mediat të shmangin raportimet e pakonfirmuara.

Ajo tha se rasti është ende në fazën e hetimeve dhe se veprimet e deritanishme janë rezultat i një pune disavjeçare të Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë Speciale.

“Në lidhje me gërmimet që janë duke u zhvilluar në kuadër të procesit të kërkimit për personat e zhdukur, ajo çfarë mund t’ju them është se bëhet fjalë për një rast që është ende në fazën e hetimeve. Kjo është një proces i ndjeshëm dhe kompleks, është rezultat i një pune hetimore disa vjeçare të Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë Speciale. Deri më tani janë bërë mbi 10 urdhra për zhvarrosje, krejt kjo në kuadër të këtyre veprimeve hetimore pra që janë ndërmarrë. Ajo çfarë mund të them gjithashtu dhe të theksoj është se nuk mund të flasim ende për rezultate pa përfunduar procesi hetimor”, u shpreh Luta, raporton EkonomiaOnline.

Lajme të ngjashme