Prokuroria Speciale arreston një person të dyshuar për krime lufte - NACIONALE

Prokuroria Speciale arreston një person të dyshuar për krime lufte

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka bërë të ditur se i pandehuri me iniciale E.B, me nacionalitet boshnjak, është ndaluar sot në koordinim me Njësinë për Hetimin e Krimeve të Luftës në Policinë e Kosovës me dyshimin se ka qenë pjesëmarrës në kryerjen e masakrës së Staradranës.

Sipas njoftimit, E.B dyshohet se gjatë viteve 1998 – 1999, ka qenë me detyrë polic në stacionin policor të fshatit Gjurakoc të Komunës së Istogut, si dhe, ka qenë pjesëmarrës në kryerjen e masakrës së Staradranës, ku kanë mbetur të vrarë tetëmbëdhjetë (18) persona.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit, i pandehuri është ndaluar në periudhë kohore prej 48 orësh, në pritje të dërgimit tek Gjyqtari i Procedurës Paraprake.

Njoftimi i plotë:

Prokurorisë Speciale arreston një person të dyshuar për krime lufte

Prishtinë, 19 tetor 2022 - Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës njofton opinionin publik se në bashkëpunim me Njësinë për Hetime të Krimeve të Luftës në kuadër të Policisë së Kosovës, ka arrestuar sot të pandehurin me inicialet E.B, i nacionalitetit boshnjak.

Prokuroria Speciale njofton se i pandehuri E.B., dyshohet se gjatë viteve 1998 – 1999, ka qenë me detyrë polic në stacionin policor të fshatit Gjurakoc të Komunës së Istogut, si dhe, ka qenë pjesëmarrës në kryerjen e masakrës së Staradranës, ku kanë mbetur të vrarë tetëmbëdhjetë (18) persona.

Me këto veprime i pandehuri E.B., dyshohet se ka kryer veprën penale ‘’Krim i Luftës kundër popullatës civile, i sanksionuar me nenin 142 të Ligjit Penal të RSFJ-së.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit, i pandehuri E.B., është ndaluar në periudhë kohore prej 48 orësh, në pritje të dërgimit tek Gjyqtari i Procedurës Paraprake brenda afatit Ligjor.​

Lajme të ngjashme