Prokuroria pushon hetimet ndaj tre zyrtarëve komunal, Rama: Ata dështuan, drejtësia fitoi
Kreu i bashkisë së Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se Prokuroria Themelore në Prishtinë ka pushuar hetimet ndaj zyrtarëve komunal Fadil Aliu, Vehbi Mujku dhe Valbona Makiqi.
Rama shpjegoi se hetimet janë ndaluar pasi, sipas tij, "nuk ekziston dyshimi se kanë kryer vepër penale."