Prokuroria për grupin Albkings: Shtatë të arrestuar mes tyre dhe një vajzë
Prokuroria Themelore e Prishtinës në një konferencë për media të mbajtur të enjtën kanë dhënë detaje lidhur me grupin “AlbKings”.
Prokurorja e rastit, Elza Bajrami-Kastrati, ka thënë se deri më tani janë arrestuar shtatë persona në mesin e tyre edhe një grua e cila ka qenë administratore e grupit.
“E.N, njëri nga administratorët është arrestuar, pastaj më 23 prill është ndaluar edhe personi i dytë, femër E.S e cila poashtu duke qenë admin dyshohet për veprën penale vjedhja e identitetit dhe e kredencialeve…edhe ndaj kësaj prokuroria ka paraqitur caktimin e masës së paraburgimit, të njëjtës i është vazhduar edhe për dy muaj. 24 maj, me qellim drejt identifikimit, policia ka lëshuar vendim për ndalimin e personit të tretë ndaj administratotir kryesor dhe krijuesit e Alb Kings, kemi arritur që grupin ta mbyllim përfundimisht, edhe përkundër nga mbyllja e parë është hapur edhe dy herë.” – ka thënë ajo.
Ajo ka thënë se hetimet po vazhdojnë akoma.
“Kemi arritur t’i arrestojmë deri tani 7 persona të përfshirë në këtë rast, po vazhdohen hetimet edhe në disa pista të tjera për arsye të grumbullimit dyshohet se të njëjtit janë kryeres veprave tjera penale.” – ka thënë ajo.