Prokuroria në Pejë arreston një të dyshuar për fajde - NACIONALE

Prokuroria në Pejë arreston një të dyshuar për fajde

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Prokuroria Themelore në Pejë e ka arrestuar një të dyshuar për fajde.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Prokurorisë, Shkodran Nikçi.

“Prokurori i shtetit në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, përkatësisht Drejtorinë për hetimin e Krimit të Organizuar dhe sektorin e hetimeve rajonale të Policisë së Pejës, pas veprimeve të caktuara hetimore, ka arrestuar dhe ndaluar një person të dyshuar për veprën penale “Fajde”. Pas arrestimit, i dyshuari do intervistohet nga hetuesit policor, kurse prokurori i shtetit ka urdhëruar që i pandehuri të ndalohet për 48 orë. Brenda afatit ligjor, prokurori i shtetit do t’i ndërmarrë veprimet ligjore për sigurimin e prezencës se të pandehurit në procedurë penale”, ka thënë Nikçi.

Lajme të ngjashme