Prokuroria në Mitrovicë ka ngritur aktakuzë ndaj V.M. për vrasje të rëndë në tentativë dhe armëmbajtje pa leje
Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit me inicialeta V. M i cili akuzohet për kryerejn e veprave penale “Vrasja e rëndë në tentativë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Njoftimi i plotë:
Aktakuzë për vrasje të rëndë në tentativë dhe armëmbajtje pa leje V.M për shkak të kryerjes
Mitrovicë, 01 shtator 2026 - Prokuroria Themelore në Mitrovicë - Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë, në Gjykatën Themelore në Mitrovicë ndaj të pandehurit me iniciale V.M., për shkak të kryerjes së veprave penale “Vrasja e rëndë në tentativë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Sipas aktakuzës, i pandehuri V.M., nga një datë e pacaktuar deri më 1 nëntor 2025, me dashje ka ndihmuar persona të tjerë në kryerjen e veprës penale, në atë mënyrë që, gjatë paradites së 1 nëntorit 2025, ka fotografuar automjetin e të dëmtuarit M.V., pranë shtëpisë së tij, dhe fotografitë ia ka përcjellë A.F.
Më pas, i dëmtuari M.V. është kontaktuar dhe është dakorduar që të shkonte në një lokacion të caktuar në fshatin Kapuricë, Komuna e Leposaviqit, për të blerë mjaltë. Pasi ishte nisur me automjetin e tij të tipit “Niva”, i pandehuri, përmes telefonit, e ka njoftuar A.F.-në se i dëmtuari ishte nisur në drejtim të kufirit.
Sipas aktakuzës, në momentin kur i dëmtuari ka arritur në lokacionin e caktuar, persona të panjohur e kanë plagosur dhe rrëmbyer atë, duke e dërguar më pas në territorin e Serbisë.
Po ashtu, i pandehuri, në shtëpinë e tij në fshatin Leshak të Leposaviqit, në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm mbi armët pa autorizim dhe leje përkatëse ka mbajtur në posedim armën e gjuetisë dy tytshe, një tytë të armës së gjatë, një jelek gjuetie me 28 fishekë të armës së gjatë, si dhe 11 fishekë të tjerë të armës së gjatë, ku në vendin e ngjarjes i janë sekuestruar armët dhe fishekët.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, me rastin e ngritjes së aktakuzës ka kërkuar nga gjykata që të pandehurin ta shpallë fajtor për veprat e kryera penale dhe t`a dënojë sipas ligjit.