Prokuroria në Kharkiv nis hetimet për vrasjet e civilëve nga forcat ruse
Zyra e Prokurorit të Ukrainës në Kharkiv thotë se ka filluar një hetim mbi raportet se forcat ruse kanë vrarë civilë gjatë pushtimit të një fshati në rajonin e Kharkiv.
Në një deklaratë në Facebook, prokurori ka thënë se banorët lokalë në Zaliznychne kanë raportuar se forcat ruse kishin vrarë disa nga bashkëfshatarët e tyre.
“Më 11 shtator, oficerët e rendit zbuluan katër kufoma. Të gjithë kanë gjurmë torture”, tha Prokuroria, duke bërë të ditur se, “tre prej tyre janë varrosur në territorin e shtëpive të tyre, një tjetër është varrosur në territorin e uzinës së asfaltit”.
“Sipas versionit paraprak të hetimit, viktimat janë vrarë nga ushtria ruse”, ka njoftuar Prokuroria.
