Prokuroria në Gjakovë ka ngritur aktakuzë ndaj shtatë personave për fajde dhe vepra të tjera: Të konfiskohen 12 vetura - NACIONALE

Prokuroria në Gjakovë ka ngritur aktakuzë ndaj shtatë personave për fajde dhe vepra të tjera: Të konfiskohen 12 vetura

1 vit më parë

nga NACIONALE

Prokuroria e Gjakovës ka ngritur aktakuzë ndaj shtatë personave. Personat akuzohen për fajde si dhe vepra të tjera të kësaj natyre.

Gjithashtu prokuroria ka propozuar konfiskimi i përhershëm: Dymbëdhjetë (12) vetura, tri (3) moto çikleta, 4 (katër) armë të llojeve të ndryshme, para, etj si në aktakuzë.

Për çka akuzohen?

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur aktakuzë kundër shtatë personave për trembëdhjet vepra penale

Gjakovë, 17 shtator 2024 – Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Gjakovë, Departamenti i Krimeve të Rënda, kundër shtatë (7) personave, pasiqë ekziston dyshimi i bazuar se të njëjtit kanë kryer veprat penale si në vijim:

Për të pandehurin A.J., ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer veprën penale “Fajdeja” nga neni 331 par. 2 lidhur me par. 1 dhe nenin 77 të KPRK-së.

Për të pandehurin B.J., ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer veprat penale “Fajdeja” nga neni 331 par. 1 të KPRK-së, dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 par.1 të KPRK-së.

Për të pandehurin Z.Z., ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer veprën penale “Fajdeja” nga neni 331 par. 1 të KPRK-së.

Për të pandehurin M.P., ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer veprat penale “Fajdeja” nga neni 331 par. 2 lidhur me par. 1 dhe nenin 77 të KPRK-së, dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 par.1 të KPRK-së.

Për të pandehurin G.Ll., ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer veprat penale “Fajdeja” nga neni 331 par. 2 lidhur me par. 1 dhe nenin 77 të KPRK-së, dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 par.1 të KPRK-së.

Për të pandehurin Xh.L., ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer veprën penale “Fajdeja” nga neni 331 par 1 të KPPK-së.

Për të pandehurin H.Gj., ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer veprën penale “Ndihma në kryerjen e veprës penale fajdeja” nga neni 331 par. 2 lidhur me par. 1 dhe nenet 33 dhe 77 të KPRK-së.

Ndërsa, konform nenit 241 par. 1 nën par 1.9 lidhur me nenet 115 par. 2, 274 të KPPRK-së, gjykatës i propozohet konfiskimi i përhershëm:

Dymbëdhjetë (12) vetura, tri (3) moto çikleta, 4 (katër) armë të llojeve të ndryshme, para, etj si në aktakuzë.

Prokurori i Shtetit, me rastin e ngritjes së aktakuzës i ka propozuar gjykatës që të pandehurit të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit për veprat penale të cilat iu vihen në barrë.

Lajme të ngjashme