Prokuroria ndalon dy zyrtarë të Gjykatës së Prishtinës: Dyshohen për keqperdorim të detyrës zyrtare - NACIONALE

Prokuroria ndalon dy zyrtarë të Gjykatës së Prishtinës: Dyshohen për keqperdorim të detyrës zyrtare

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se ka ndaluar dy zyrtarë të Gjykatës Themelore në Prishtinë, si të dyshuar për keqperdorim të detyrës apo autoritetit zyrtar.

Në njoftim thuhet se Prokuroria do të vazadoj të ndërmarrë veprime të mëtejme ligjore si dhe hetimet do të vazhdohen së bashku me Policinë e Kosovës.

E plotë:

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit ndalohen dy persona të dyshuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Prishtinë, 29 janar 2024– Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se Departamenti për Krime të Rënda-Njësiti për Krime Ekonomike dhe Korrupsion me urdhër të Prokurorit të Shtetit ka ndaluar personat me inicialet D.H. dhe I.I., zyrtarë në Gjykatën Themelore në Prishtinë, për shkak se të njëjtit dyshohen se kanë keqpërdorur detyrat zyrtare, më konkretisht dyshohen se kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, nga neni 414 i KPRK-së.

Prokuroria ndaj të dyshuarve do t’i ndërmerrë veprimet e mëtejme ligjore, ndërsa ndaj kësaj çështjeje penale do të vazhdojnë të zhvillohen hetime në koordinim me Policinë e Kosovës.

Lajme të ngjashme