Prokuroria me kërkesë të familjes Rexhepi, kërkon mirëkuptim të mediave në lidhje me raportimin e detajeve të vrasjes së Bedri Rexhepit
Prokuroria Themelore në Prishtinë, me kërkesë të familjes, ka kërkuar nda mediat, të kursehen nga detajet e vrasjes së biznesmenit Bedri Rexhepi.
Prokuroria ka thënë se plasimi i informatave të detajuara në publik lidhur me këtë rast, po e dyfishojnë dhimbjen e familjes si dhe në anën tjetër, nëse ekziston ky lloj mirëkuptimi do të ndihmonte punën profesionale të organeve.
Njoftimi i plotë:
“Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton të gjitha mediat lidhur me kërkesën të cilën e ka pranuar nga familjarët e të ndjerit Bedri Rexhepi, për të treguar mirëkuptim në paraqitjen e detajeve të këtij rasti kaq të ndjeshëm, pasi çdo detaj i rastit në fjalë i cili është duke u plasuar në opinionin publik është duke iu shkaktuar dyfishin e dhimbjes të cilën ata janë duke e përjetuar tani, andaj me kërkesë të familjes Rexhepi kërkojmë mirëkuptimin e secilit medium në plasimin e informatave të detajuara në publik lidhur me këtë çështje, duke e balancuar në njërën anë punën profesionale dhe në anën tjetër gjendjen shpirtërore të familjes.” Thuhet në njoftim.