Prokuroria me aksion në Prizren, arreston një person për fajde
Nën dyshime për fajde dhe organizim të skemave piramidale dhe bixhoz të paligjshëm është arrestuar një person pas një aksioni të Prokurorisë Themelore në Prizren.
Togeri Tahir Kabashi, tha se operacioni është zhvilluar me urdhër të Prokurorisë Themelore.
“Sot me datë 10.07.2025, pas një hetimi disa javor, Sektori Rajonal i Hetimeve në Prizren në bashkëpunim me Drejtorinë Kundër Krimit të Organizuar në Prishtinë, ka zbatuar Urdhëresën e lëshuar nga Prokuroria Themelore në Prizren për masa të fshehta teknike të hetimit dhe vëzhgimit ku si rezultat operacionit policor ka arrestuar në flagrancë të dyshuarin A.H. 1988 për veprën penale Fajde dhe Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”, deklaroi ai.
“Zbatimi i urdhëresës është mbështetur nga njësi tjera policore nën monitorimin e Prokurori Publik të Shtetit. Ndaj të dyshuarit është zbatuar urdhëresa për kontrollimin e vendbanimit të tij dhe objeketeve përcjellëse. Kontrollimi i vendbanimit është kryer nga njësitë relevante policore. Personi i dyshuar me vendim të Prokurorit Publik të shtetit dërgohet në ndalim policor. Hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar”, theksoi ai.