Prokuroria kërkon që Nuredin Lushtakut t’i vazhdohet paraburgimi - NACIONALE

Prokuroria kërkon që Nuredin Lushtakut t’i vazhdohet paraburgimi

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Prokuroria e Mitrovicës ka kërkuar që ish-komandantit të UÇK-së, Nuredin Lushtakut, t’i vazhdohet paraburgimi edhe për 1 muaj.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë në Mitrovicë, Valon Preteni.

“Prokurorja ka propozuar vazhdimin e paraburgimit për tre (3) personat që gjenden në paraburgim", ka thënë Preteni.

, ka thënë shkurt Preteni për gazetën Nacionale.

Përveç Nuredin Lushtakut, të arrestuar janë edhe i biri i tij, Arbër Lushtaku dhe vëllau Faton Lushtaku.

Të tre po dyshohen se kanë sulmuar dy policë gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.

Masën e paraburgimit e kishin kundërshtuar avokatët, por që edhe Gjykata e Apelit e kishte vërtetuar herën e kaluar këtë masë.

Sipas policisë deri të incidenti ka ardhë pasi policia shqiptoi gjobë për kundëvajtje në trafik dhe pastaj të dyshuarit kanë sulmuar dy zyrtarët policorë.

“SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR Skenderaj 02.07.2022 – 23:55. Lidhur me rastin janë intervistuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit pas shqiptimit të një gjobe për kundërvajtje në trafik kanë sulmuar dy zyrtarë policorë. Njëri nga zyrtarët ka pësuar lëndime nga arma e zjarrit, ndërsa zyrtari tjetër nga një mjet i fortë. Viktimat janë dërguar për tretman mjekësor. Në vendin e ngajrjes si dhe gjatë bastisjes nga njësitet policore janë konfiskuar dëshmi/provave materiale. Me vendim të prokurorit, dy të dyshuar janë dërguar në mbajtje, ndërsa dy të tjerët janë liruar", thuhet në raportin e PK-së.

Lajme të ngjashme