Prokuroria kërkon që Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit t’iu vazhdohet paraburgimi - NACIONALE

Prokuroria kërkon që Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit t’iu vazhdohet paraburgimi

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Prokuroria me seli në Hagë, ka parashtruar kërkesën e radhës që disa prej krerëve të UÇK-së, t’iu vazhdohet paraburgimi.

Fjala kësaj radhe është për Jakup Krasniqin e Rexhep Selimin, transmeton Nacionale.

Në kërkesën e dorëzuar te gjyqtari, Prokuroria pretendon se nuk kanë ndryshuar arsyet që dy të akuzuarit të mbeten në paraburgim.

Fjala është për rrezikun e ikjes, ndikimit në prova e dëshmitarë, dhe fuqinë politike që Selimi e Krasniqi e kanë në Kosovë.

Ish-krerët e UÇK-së tash e dy vjet po mbahen në paraburgim në Hagë.

Lajme të ngjashme