Prokuroria kërkon paraburgim për të dyshuarin për tentim-vrasje në Mitrovicë - NACIONALE

Prokuroria kërkon paraburgim për të dyshuarin për tentim-vrasje në Mitrovicë

14 orë më parë

nga NACIONALE

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka kërkuar nga Gjykata Themelore caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit me inicialet B.R., i cili dyshohet për veprat penale “Vrasja në tentativë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Sipas Prokurorisë, ngjarja ka ndodhur të shtunën, kur i dyshuari dyshohet se ka sulmuar me thikë viktimën B.M., duke i shkaktuar disa plagë në kokë, në anën e majtë të brinjëve dhe prapa kraharorit.

Si pasojë e lëndimeve të rënda trupore, viktima po trajtohet në Klinikën e Kirurgjisë Torakale të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

I dyshuari u arrestua më 18 korrik dhe, me urdhër të prokurorit të shtetit, është ndaluar. Tashmë, Prokuroria ka kërkuar caktimin e paraburgimit, ndërsa vendimi përfundimtar pritet të merret nga Gjykata Themelore në Mitrovicë.

Lajme të ngjashme