Prokuroria kërkon paraburgim për ministrin Damka
Prokuroria Themelore në Prizren tashmë e ka dorëzuar kërkesën në Gjykatën Themelore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj ministrit të Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka dhe një të dyshuari tjetër F.D.
“Prokuroria ka dërguar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy të pandehurve”, thuhet ndër të tjera në përgjigjen e Lekajt, raporton Reporteri.
Damka është kryetar i Partisë Demokratike të Turqve të Kosovës (KDTP), ndërsa dyhohet për sulm dhe kanosje ndaj një personi.