Prokuroria jep detaje për ngjarjen e rëndë në Prizren: Gruaja dyshohet se u vra nga dhuna fizike e shkaktuar nga burri i saj - NACIONALE

Prokuroria jep detaje për ngjarjen e rëndë në Prizren: Gruaja dyshohet se u vra nga dhuna fizike e shkaktuar nga burri i saj

55 minuta më parë

nga NACIONALE

Prokuroria Themelore në Prizren, ka deklaruar se vrasja e gruas 80 vjeçe, dyshohet se ka noddhur si pasoj e dhunës fizike të shkaktuar nga burri i saj.

“Bazuar në të dhënat fillestare të hetimit, i dyshuari, B.D., dyshohet se ka privuar nga jeta gruan e tij, duke ushtruar dhunë fizike, dhe se rasti ka ndodhur brenda familjes”.

Njoftimi i plotë nga Prokuroria Themelore:

Prizren, 26 Gusht 2026 – Prokuroria Themelore në Prizren - Departamenti për Krime të Rënda, informon opinionin publik se në Prizren, ka ndodhur një rast i vrasjes së rëndë, më 26 gusht 2026, rreth orës 01:30 min pas mesnatës.

Pas pranimit të informatës, menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë prokurori kujdestar nga Departamenti për Krime të Rënda, së bashku me njësitet relevante të Policisë së Kosovës, ekipet e krim-teknikës dhe zyrtarët e Institutit të Mjekësisë Ligjore (IML), me qëllim të zhvillimit dhe përfundimit të procedurave hetimore në vendin e ngjarjes. Me urdhër të prokurorit, trupi i viktimës është dërguar për obduksion në IML.

Bazuar në të dhënat fillestare të hetimit, i dyshuari, B.D., dyshohet se ka privuar nga jeta gruan e tij, duke ushtruar dhunë fizike, dhe se rasti ka ndodhur brenda familjes.

Me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari B.D., është ndaluar për 48 orë, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale "Vrasja e rëndë", sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Brenda afatit ligjor, Prokuroria do të parashtrojë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit.

Prokuroria Themelore në Prizren, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, është duke vazhduar hetimet intensive për zbardhjen e motiveve dhe rrethanave të plota të kësaj ngjarjeje.

Lajme të ngjashme