Prokuroria e Prizrenit me aksion të madh në disa qytete, arrestohen disa të dyshuar - NACIONALE

Prokuroria e Prizrenit me aksion të madh në disa qytete, arrestohen disa të dyshuar

8 muaj më parë

nga NACIONALE

Prokuroria e Prizrenit ka nisur sot një aksion në disa qytete të Kosovës.

“Betimi për Drejtësi” ka raportuar se aksioni është duke u zhvilluar lidhur me kryerjen e disa veprave penale: “keqpërdorim i besimit”, “keqpërdorim i autorizimeve në ekonomi”, “ndihmë në keqpërdorim të besimit” dhe falsifikim të dokumentit”.

Sipas medias në fjalë, deri tani janë arrestuar disa persona në regjionet e Prizrenit, Prishtinës, Pejës, Gjilan, Ferizajt, Mitrovicës dhe Gjakovës.

Në këtë aksion janë të përfshirë një numër i madh i prokurorëve dhe zyrtarëve policorë.

Lajme të ngjashme