Prokurori Zenelaj jep dorëheqje nga posti i anëtarit të Këshillit Prokurorial - NACIONALE

Prokurori Zenelaj jep dorëheqje nga posti i anëtarit të Këshillit Prokurorial

1 vit më parë

nga NACIONALE

Prokurori Armend Zenelaj ka dhënë dorëheqje nga posti i anëtarit të Këshillit Prokurorial të Kosovës, raporton Klan Kosova.

Sipas mediumit, ai e ka dorëzuar dorëheqjen gjatë ditës së sotme, ndërsa motivet prapa këtij vendimi nuk janë bërë të ditura.

Zenelaj, i cili u emërua në këtë pozitë në vitin 2020 nga Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka mbajtur edhe funksionin e kryetarit të Komisionit për Çështje Normative brenda KPK-së.

Lajme të ngjashme