Projektligji për KPM-në, Miftaraj: Qeveria klienteliste e Kurtit po dëshiron t`i kontrollojë mediat, do të dështojë - NACIONALE

Projektligji për KPM-në, Miftaraj: Qeveria klienteliste e Kurtit po dëshiron t`i kontrollojë mediat, do të dështojë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, ka kritikuar projektligjin e ri për KPM-në, i cili synon kontrollin e media online..

Ai ka bërë me dije se Qeveria e Albin Kurtit nuk është as e para dhe as e fundit që tenton me i kontrollu mediat.

Në profilin e tij në “Facebook”, Miftaraj ka shkruar se Qeveria Kurti do të dështojë në këtë iniciativë ligjore.

“Albini dhe qeveria e tij klienteliste nuk eshte as e para e as e fundit qe tenton me i kontrollu mediat. Njejte si te tjeret para tij do te deshtoj edhe Albini bashke me keshilltaret e tij ish "aktivistat e shoqerise civile" qe i ka rahatu dhe po ua trash financat per çdo dite. Demokracia nuk shitet. Cenzura ne shekullin 21 nuk kalon”, ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme