Projekt-Ligji: Këto janë pagat e punonjësve shëndetësor
Projektligji për Paga tashmë është publikuar për diskutime publike. Ky Projektligj parasheh rregullimin e koeficientëve për paga për të gjithë zyrtarët publikë të cilët paguhen nga buxheti i shtetit.
Në këtë Projektligj që ka parë gazeta Nacionale mjekët kosovarë pritet t'i kenë koeficientët e pagave si në vijim.
Drejtori i SHSKUK-së, pritet që të ketë koeficientin 14.
Drejtuesit e Shëndetësisë, siç është e cekur në Projektligjin për paga, pritet që koeficientin ta kenë 12.4 apo 1 mijë e 488 euro pagë bazë.
Mjek specialist, mjek specialist i mjekësisë familjare, stomatolog specialist, farmacist specialist, farmacist klinik, me koeficient 12 apo 140 euro.
Mjek i përgjithshëm, stomatolog, farmacist, me koeficient 7.4.
Teksa për ambasadorët është paraparë koeficienti 10.8.

Projektigji aktualisht është në diskutime publike dhe siç mëson Nacionale, brenda një muaji mund të shkojë për votim në Kuvendin e Kosovës.
Ky ligj hyn në fuqi tetë (8) muaj pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës.