Profesori për rastin "pasaporta": A mund të na jepni edhe do letër për pasaporta, bëni me rahmet
Po vazhdojnë reagimet ndaj kërkesë së ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ndaj shtetit të Gjermanisë që të lejojë kosovarët të hyjnë me pasaporta të skaduara, krejt kjo pasi në Kosovë mungon materiali për prodhimin e tyre.
Në një reagim të ri, analisti i politikës, Avdi Smajljaj, ka talluar veprimin e Sveçlës.
Ai ka treguar në mënyrë te re duke thënë se në kërkesë për njohje ndaj shteteve duhet të kërkohet edhe “do letër për pasaporta”.
“Në kërkesën për njohje që institucionet tona ua bëjnë shteteve të cilat nuk na kanë njohur, do të duhej edhe kërkuar, a mund të na jepni edhe do letër për pasaporta, bëni me rahmet.”, ka shkruar ai në Facebook.
Ndërkohë qindra reagime janë bërë ndaj kërkesës së ministrit Sveçla. Veprimi i tij po cilësohet i paranueshëm teksa qytetarët ballafaqohen me mungesë të pasaportave.
Deri më tani Gjermania nuk ka dhënë ndonjë njoftim për pranimn e kërkesës nga pala kosovare.
Mbetet të shihet se cila do të jetë përgjigja e autoriteteve gjermane.
