Profesori Krasniqi i pakënaqur me marrëveshjen për dokumentacion, kritikon tabelën e vendosur nga Serbia - NACIONALE

Profesori Krasniqi i pakënaqur me marrëveshjen për dokumentacion, kritikon tabelën e vendosur nga Serbia

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Profesori Milazim Krasniqi, përmes një postimi në Facebook, ka shpërndarë një fotografi që tregon një tabelë në kufirin serb pas marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë për njohjen e dokumentacionit.

Në këtë tabelë shkruan: “Mundësimi i shfrytëzimit të letërnjoftimeve të lëshuara nga ana e Prishtinës (Kosovës) bëhet ekskluzivisht nga shkaqe praktike, për ta lehtësuar pozitën e individëve dhe mundësimin e lirisë së lëvizjes, në pajtim me Marrëveshjen për lirinë e lëvizjes të arritur në dialog në vitin 2011, nuk mund të interpretohet si pranim i pavarësisë së shpallur njëanshëm të Kosovës dhe nuk mund të interpretohet si pajtim i Beogradit për të heqë dorë nga rezoluta e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara 1244 (1999).”

Kraniqi ka thënë se nëse kjo nuk përbën fyerje për shqiptarët e Kosovës, atëherë definicioni i kësaj fjale mbetet i pa qartë.

Postimi i Krasniqit në Facebook:

Kjo tabelë fyese do të presë shqiptarët në kufirin serb, si peshqesh nga marrëveshja e re Kurti-Vuçiqi: “Mundësimi i shfrytëzimit të letërnjoftimeve të lëshuara nga ana e Prishtinës (Kosovës) bëhet ekskluzivisht nga shkaqe praktike, për ta lehtësuar pozitën e individëve dhe mundësimin e lirisë së lëvizjes, në pajtim me Marrëveshjen për lirinë e lëvizjes të arritur në dialog në vitin 2011, nuk mund të interpretohet si pranim i pavarësisë së shpallur njëanshëm të Kosovës dhe nuk mund të interpretohet si pajtim i Beogradit për të heqë dorë nga rezoluta e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara 1244 (1999).” Nëse nuk është fyerje për shqiptarët e Kosovës kur u thuhet se Kosova nuk është shtet, atëherë mbetet të definohet çka është fyerja.

Lajme të ngjashme