Profesori Krasniqi i njeh Kurtit veç "aftësi për konflikte", thotë se dje "provokoi opozitën" - NACIONALE

Profesori Krasniqi i njeh Kurtit veç "aftësi për konflikte", thotë se dje "provokoi opozitën"

1 vit më parë

nga NACIONALE

Retorikën e zezë të Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ku bëri prerje pa-një-pa-dy populliste mes “Ne” dhe “Ata”, profesori universitar Milazim Krasniqi, e quajti përpjekje për provokimin e opozitës “që t’i kthejnë energjitë në konfliktet e vjetra”.

Për profesorin Krasniqi, kryetari i Vetëvendosjes “mbetet i aftë të diskutojë vetëm për të kaluarën, me mjete konfliktuoze”.

Postimi i plotë:

Albin Kurti mbrëmë ka tentuar ta provokojë opozitën e ta kthejë energjinë e saj në konflikte të vjetra e të kota. E sigurt është që nuk pati sukses.

Opozita e ka formësuar ofertën e vet për zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, si ofertë për nxjerrjen e Kosovës nga izolimi e nga kriza e thellë, ku e ka fundosur Kurti.

Kurti mbetet i aftë të diskutojë për të kaluarën, me mjete konfliktuoze. Si punohet për të tashmen e të ardhmen dhe bashkë, duket se nuk ka haber.

Lajme të ngjashme