“Profesori” i Kurtit nga Shqipëria ia vë pikën: Procesi i Berlinit është i mirëpritur, por jo Ballkani i Hapur
Dje është mbajtur edhe një samit në kuadër të Procesit të Berlinit, nga ku kanë dalë disa marrëveshje, e njëra nga to ajo e lëvizjes vetëm më letërnjoftime të qytetarëve të Ballkanit Perëndimor.
E riaktualizimi i Procesit të Berlinit e ka gëzuar Enis Sulstarovën, aktivist i LVV-së, të cilin kryeministri Albin Kurti e quajti mik e profesor të tij.
Z.Sulstarova ka shpërndarë një status të Liburn Aliut, ministër i Infrastrukturës, duke theksuar se Procesi i Berlinit nuk i mirëpritur, por jo edhe Ballkani i Hapur.
Kujtojmë që Kurti mori pjesë në përurimin e librit të Sulstarovës në Fakultetin Filozofik, e madje duke postuar fotografi e një dedikim për Sulstarovën, për të cilin pati fjalë të mëdha.