Profesori francez tregon rëndësinë e zbulimit të kishës në Harilaq: Kemi pasur të tjera si kjo në Dardani
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ditë më parë vizitoi gërmimet në Ulpianën antike, ku vitin e kaluar u zbuluar një mbishkrim i rëndësishëm i perandorit Justinian.
Në një video të publikuar nga Kurti, arkeologu francez, Christophe Goddard tregon për rëndësinë e zbulimit të kishës në Harilaq.
“Në Dardani ka pasur kisha të tjera si kjo në Harilaq. Është një kishë pothuajse si kjo kështu që mund të themi se si tipologji janë ndërtuar nga administrata e Justinianit në Dardani dhe nga aty pastaj është përhapur. Kjo kishë është shumë interesante dhe është shumë origjinale sepse keni pjesën e brendshme të një abside që duket në formë të rrumbullakët dhe imagjinoi se tavani këtu është dyfishi i distancës në mes këtu dhe këtu, 12 metra lartësi në pjesën e parë dhe në pjesën tjetër me lartësi 20 metra, kështu që kemi të bëjmë me një ndërtesë gjigante” – ka thënë Goddard.