Ekonomisti me interpretim pesimist: Nuk mendoj se do të ketë rënie të çmimeve
Profesori Universitar, Ujkan Bajra ka thënë se viti i kaluar ka qenë një vit që ka goditur ekonominë kosovare, veçanërisht ekonomitë familjare.
Ai në një prononcim për Ekonomia online ka thënë se ekonomitë familjare kanë qenë të goditura posaqërisht nga shkalla e lartë e inflacionit.
“Ka qenë viti që ka goditur më së shumti ekonomin kosovare, e në veçanti ekonomit familjare kanë qenë të goditura nga shkalla e lartë e inflacionit e cila e ka shoqëruar ekonominë, sidomos në periudhën e dytë më tepër. Në muajin nëntor shkalla e inflacionit ka qenë afër 12 për qind edhe kjo natyrisht që ka reflektuar edhe në dobësimin e fuqisë blerëse të konsumatorëve, që i bie që një konsumator realisht për mallin e njëjtë ka paguar ma shumë”, është shprehur Bajra.
Profesori Bajra, ka thënë se nuk pritet që nuk beson që do të ketë rënië të çmimeve, pasiqë sipas tij kur produktet janë të shtrenjta, gjasat janë shumë të ulëta të ketë ulje në çmime minimale.
“Në momentin që ka diçka të tillë atëherë edhe shkalla e inflacionit vazhdon duke rënë. Nuk mendoj që do të ketë rënie të çmimeve, ajo çka mund të arrihet përmes saj është stabilizimi i çmimeve, mbetja aty ku është, mirëpo është vështirë e parashikueshme që çmimet do të bien, për shkak se inflacioni është i lidhur edhe me faktorë të tjerë ndikues siç është mungesa në zinxhirin e furnizimit, mungesat në fuqinë punëtore gjitha këto i bëjnë produktet më të shtrenjta. Në momenti që këto produkte janë më të shtrenjta, atëherë gjasat për të ra çmimet janë minimale, do të mbesin konstante nën këta faktor me tendencë të stabilizimit”, ka thënë ndër të tjera ai.
