Profesor Smajljaj godet Akademinë e Shkencave për dokumentin: S'ka as koncept, s'bazohet në asnjë teori e as në të dhëna
Profesori i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Avdi Smajljaj, ka bërë një status në lidhje me një shkrim tmerrues të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës (AShAK) që mori vëmendje edhe nga gazeta Nacionale.
Profesor Smajljaj ka kritikuar rëndë Akademinë e Shkencave që drejtohet nga Mehmet Kraja duke thënë mes tjerash se është godinë “plot me pagamarrës (nga taksat e qytetarëve) që bëjnë hiçin, me punonjës të punësuar aty me marrëveshje koalicionesh të partive politike...”
Në deklaratën skandaloze të botuar në AShAK më 23 nëntor dhe të titulluar “Synimet destabilizuese të Serbisë në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor” jepen shumë paragjykime politike dhe çohet përpara narrativa e partisë në pushtet.
Smajljaj e komenton me këto fjalë: “Kjo deklaratë politike nga kjo godinë nuk ka as koncept, nuk bazohet në ndonjë teori, e aq më pak në të dhëna. Si i tillë i shkon Facebookut, vetëm se do të duhej të ishte më i shkurtër...”
Kryeakademiku Mehmet Kraja ka rënë në spikamë të opinionit publik në disa raste gjatë këtij viti, mes të cilave edhe kur kritikoi gazetën Nacionale për një shkrim mbi shkronjën Ë.
