Profesor Maloku, krerëve të shtetit: Kërkoni me ngulmë si “këmbim” për Asociacionin, njohjen e pesë vendeve të BE-së dhe njohjen reciproke - NACIONALE

Profesor Maloku, krerëve të shtetit: Kërkoni me ngulmë si “këmbim” për Asociacionin, njohjen e pesë vendeve të BE-së dhe njohjen reciproke

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Politologu Fadil Maloku ka vënë në pikëpyetje disa aspekte të politikës së jashtme të Kosovës me anë të një analizë në vazhdën e tensioneve të rritura mes Kosovës dhe Serbisë pas ngjarjeve të 24 shtatorit dhe nxitimit të komunitetit ndërkombëtar për t'i shtyrë palët drejt zbatimit të Marrëveshjes Bazike. Maloku shprehu pikëpamjet e tij lidhur me qasjen e palës kosovare në politikën e jashtme ndaj sfidave që po i paraqiten Kosovës në raport me Serbinë përmes disa këshillave ndaj krerëve të shtetit.

Maloku ka thënë se nuk duhet të kërkohet nga BE-ja sanksionimi i Serbisë ose një përpjekje për të detyruar Serbinë që të pranojë njohjen e pavarësisë së Kosovës. Ai argumenton se kjo nuk është në kompetencën e Kosovës dhe se sanksionet nuk janë një zgjidhje efektive.

Ai sugjeron që diplomacia duhet të përqendrohet në një "këmbim" që mund të përfshijë Asociacionin, njohjen e pesë vendeve të BE-së dhe njohjen reciproke me Serbinë. Ky proces, sipas tij, mund të jetë më i dobishëm për arritjen e stabilitetit në rajon.

Për sa i përket heqjes së masave të ndëshkimit ndaj Serbisë, Maloku thekson se kjo është një "pazar" i ulët në krahasim me njohjen e Kosovës "de jure". Ai argumenton se njohja de facto nuk garanton që Serbia nuk do të përdorë çështjen e Kosovës për të destabilizuar rajonin dhe për të promovuar synimet e saj në lidhje me Kosovën.

Në vend të këtyre kërkesave të përsëritura, Fadil Maloku sugjeron që diplomacia shqiptare të fokusohet në përpjekjet për të siguruar njohje të reja për Kosovën. Ai thotë se ka një mungesë të dukshme të njohjeve të reja për Kosovën.

Lajme të ngjashme