Profesor Fuga nga Tirana: Big Brother - çelës kopil për të kuptuar shoqërinë - NACIONALE

Profesor Fuga nga Tirana: Big Brother - çelës kopil për të kuptuar shoqërinë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Big Brother është emisoni më i shikuar dhe më i komentuar nga audienca shqiptare.

Asryjet pse ky shou televiziv ka kaq shumë vemendje i ka shpjeguar edhe profesori i filozofisë në Universitetin e Tiranës, Artan Fuga.

Përmes një postimi në Facebook, Fuga i ka kritikuar ata që i ofendojnë shikuesit e këtij emisioni.

“Ca e shajnë Big Brotherin, ca e lëvdojnë, ca protestojnë, ca rrinë me ethe te ekrani, ca e promovojnë! Të gjitha bashkë pa dallim i japin edhe më shumë energji!

Veç kur shajnë popullin se është budalla, i molepsur, dele meqë pasionohet pas atij emisioni, kur nxehen me protestuesit që artificialisht vijnë te Big Brotheri, , etj., këtë nuk e pranoj!

Mos shani popullin o budallenj të mirë”, ka shkruar Fuga.

Më tej, filozofi shqiptar e shpjegon se pse audience tërhiqet nga një format si Big Brother.

“Duhet studjuar spektatori, marrëdhenia e ekranit me audiencat, mesazhi i nëndheshëm që jep emisioni pa u gënjyer nga gjykime morale, jo ky kot, jo ato skena kot, jo budallalliqe, etj.

Pse audienca tërhiqet? Minimumi : Sepse gjen aty pjesë njeriu që në familje, shoqëri, marrëdhënie intime, etj i fshihen sikur nuk ekzistojnë! Është një revoltë ndaj mediokritetit dhe hipokrizisë të shoqërisë. Eshtë një ajër që vjen nga një çarë dritareje e ËC - së kur njeriu ka nevojë për fllad edhe kur bëhet fjalë për skandal, për të papritura, për ankth edhe të kotë, kur jashtë tv ka vetëm monotoni dhe nuk e pyesin për asgjë. Kur betejat jashtë kanë mbaruar së dhëni shpresë edhe njeriu ka nevojë për beteja virtuale. Mos kujtoni se është më mirë Kuvendi i Shqipërisë nga Big Brotheri. Të njejtat loja artificiale, të njëjta ndeshje artificiale, të njëjtat prapaskena që në fakt vëzhgohen nga Vëllai i Madh”, shkruan ai.

“Big Brotheri ashtu sikurse është, është një çelës kopil për të kuptuar shoqërinë. Kjo është shoqëria. Prandaj kur audienca e gjerë e sheh, mos e shani, se ndryshe nuk keni kuptuar gjë, por shiheni si pjesë e revoltës që ajo shpreh ndaj një shoqërie hipokrite, të fjetur, të rëndomtë, kur nuk ndodh asgjë”, vazhdon ai më tej.

Lajme të ngjashme