Procesi në Hagë, Çitaku: Në burg është UÇK-ja, më 16 shator vendoset për historinë e Kosovës
Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka komentuar procesin ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.
Ajo ka bërë me dije se në paraburgim në Hagë nuk janë Haxhim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi si emra te përveçëm.
Në profilin e saj në Facebook, ajo ka shkruar se në burg është UÇK-ja.
“Nuk është në burg Hashim Thaçi i PDK-së. Në burg është Hashim Thaçi i UÇK-së. Hashim Thaçi i Kosovës. Nuk është në burg Kadri Veseli i PDK-së. Në burg është Kadri Veseli i UÇK-së. Kadri Veseli i Kosovës. Nuk është në burg Jakup Krasniqi i PDK-së. Në burg është Jakup Krasniqi i UÇK-së. Jakup Krasniqi i Kosovës. Nuk është në burg Rexhep Selimi i VV-së. Në burg është Rexhep Selimi i UÇK-së. Rexhep Selimi i Kosovës. Në burg është UÇK-ja. Historia jonë. Lufta jonë për liri. Një pjesë e pandashme e asaj që jemi sot”, ka shkruar ajo.
Sipas Çitakut, më 16 shtator vendoset për lirinë e Kosovës.
“Prandaj, më 16 shtator nuk vendoset vetëm për fatin personal të katër burrave. Vendoset për historinë tonë. Për të vërtetën e luftës sonë. Për mënyrën se si brezat që vijnë do ta lexojnë dhe do ta kuptojnë rrugën e Kosovës drejt lirisë. Sepse historia që ua lëmë fëmijëve tanë është po aq e rëndësishme sa e ardhmja që ndërtojmë për ta. Më 16 shtator, përtej partive e dallimeve tona, është Kosova”, ka shkruar ajo.