"Proces i vrasjes së personazhit në kohë reale": Agon Maliqit ia mësyejnë industrialisht ‘botët’ e sofistikuar të Twitter-it
Një fermë djigjitale e tërë ‘botësh’ në rrjetin “X” ia kanë mësyer studiuesit kosovar, Agon Maliqi, pasi ky i fundit ekspozoi logjikën e operimit të këtij rrjeti famëkeq botësh, të cilët Maliqi i ka quajtur edhe “polici patriotike e mendimit”.
Këta llogari të rreme që shënjestrojnë gjithkë që mendon ndryshe – e që, sipas Maliqit ironikisht qëllojnë “rastësisht në linjë me qeverinë” – kanë marrë hov në linçimin e figurës së tij duke kërkuar edhe “shpalljen non-grata” të tij.
“Dje pasi postova në Twitter për një rrjet të sofistikuar bot të bazuar në Kosovë, i cili ndodh që synon këdo që është kritik ndaj qeverisë, mora trajtimin e plotë të turpshëm. Ishte argëtuese të mësoja shumë për veten time dhe të shihja procesin e vrasjes së personazheve të shpalosur në kohë reale”, ka shkruar Maliqi në një seri cicërimash.
1/ Yesterday after tweeting about a sophisticated 🇽🇰-based bot network which happens to target anyone critical of the govt, I got the full vile trolling treatment. It was entertaining to learn a lot about myself and see the process of charachter assasination unfold in real time.
— Agon Maliqi (@AgonMaliqi) March 10, 2024