"Proces i vrasjes së personazhit në kohë reale": Agon Maliqit ia mësyejnë industrialisht ‘botët’ e sofistikuar të Twitter-it - NACIONALE

"Proces i vrasjes së personazhit në kohë reale": Agon Maliqit ia mësyejnë industrialisht ‘botët’ e sofistikuar të Twitter-it

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Një fermë djigjitale e tërë ‘botësh’ në rrjetin “X” ia kanë mësyer studiuesit kosovar, Agon Maliqi, pasi ky i fundit ekspozoi logjikën e operimit të këtij rrjeti famëkeq botësh, të cilët Maliqi i ka quajtur edhe “polici patriotike e mendimit”.

Këta llogari të rreme që shënjestrojnë gjithkë që mendon ndryshe – e që, sipas Maliqit ironikisht qëllojnë “rastësisht në linjë me qeverinë” – kanë marrë hov në linçimin e figurës së tij duke kërkuar edhe “shpalljen non-grata” të tij.

Dje pasi postova në Twitter për një rrjet të sofistikuar bot të bazuar në Kosovë, i cili ndodh që synon këdo që është kritik ndaj qeverisë, mora trajtimin e plotë të turpshëm. Ishte argëtuese të mësoja shumë për veten time dhe të shihja procesin e vrasjes së personazheve të shpalosur në kohë reale”, ka shkruar Maliqi në një seri cicërimash.

Lajme të ngjashme