“Proces i komprometuar e jo transparent”: Shoqëria civile e zhgënjyer me votimin e anëtarëve të bordeve në RTK e KPM - NACIONALE

“Proces i komprometuar e jo transparent”: Shoqëria civile e zhgënjyer me votimin e anëtarëve të bordeve në RTK e KPM

4 muaj më parë

nga NACIONALE

Organizata të shoqërisë civile dhe ekspertësh të medias kanë shprehur zhgënjim të thellë ndaj vendimit të partisë në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, për përzgjedhjen e anëtarëve të bordeve të Radio Televizioni i Kosovës (RTK) dhe Komisioni i Pavarur për Media (KPM), duke e cilësuar procesin si të komprometuar dhe jo transparent.

Sipas reagimit të përbashkët, kandidatët për këto dy institucione kyçe janë përzgjedhur në mënyrë të nxituar, pa transparencë dhe me procedura të çrregullta, duke cenuar seriozisht parimin e meritokracisë. Organizatat theksojnë se procesi është shoqëruar me presion kohor dhe insistim nga deputetët e pushtetit për përmbyllje të shpejtë, çka ka ndikuar në organizim të dobët dhe vlerësim jo të drejtë të kandidatëve.

Në komunikatë përmendet se trajtimi i pabarabartë i kandidatëve, mungesa e një metodologjie të qartë dhe vendimi që vlerësimi të mos bëhej pas secilës intervistë janë ndër problemet kryesore që kanë shoqëruar këtë proces. Po ashtu, ngriten shqetësime për favorizim politik të disa kandidatëve.

Në veçanti, kritikohet përzgjedhja e Besnik Berishës në KPM, për shkak të veprimeve të tij të mëhershme që, sipas reagimit, kanë qenë në kundërshtim me ligjin gjatë përpjekjeve për avancim në këtë institucion. Gjithashtu, përzgjedhja e Luljeta Aliu Krasniqit konsiderohet problematike për shkak të qëndrimeve të saj publike në mbështetje të partisë në pushtet.

Lajme të ngjashme