Prizren: Kosovarit i digjet në tërësi vetura me targa zvicerane
Policia e Kosovës ka njoftua se në Prizren është djegur një veturë me targa zvicerane.
Rasti është lajmëruar nga një kosovar i cili derisa po drejtonte automjetin, ka hetuar tymin dhe posa ka dalë nga vetura, është përfshirë nga zjarri.
Vetura është djegur në tërësi, ndërsa nuk raportohet për lëndime.
“Fsh. Grazhdanik, Prizren 20.03.2024-18:40. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar derisa ishte duke drejtuar automjetin e tij me targa Zvicerane papritur ka hetuar tymin dhe posa ka dalë nga automjeti në moment është përfshirë nga zjarri. Njësit relevante dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë shuar zjarrin. Automjeti është djegur në tersi. Nuk raportohet për lëndime.” – thuhet në raportin e policisë.