Prizren: Dy të dyshuar ia dëmtojnë vilat dhe shtëpinë një burri, Policia u gjen arsenal armësh
Policia e Kosovës ka arrestuar dy të dyshuar, të cilët kanë dëmtuar disa vila dhe shtëpinë e një të dyshuari.
Dëmi thuhet të jetë i lart, kurse Policia ka gjetur arsenal armësh në shtëpitë e të dyshuarve.
Njoftimi:
ARMËMBAJTJE PA LEJE & ASGJASIM-DËMTIM I PASURISË & DHUNË NË FAMILJE
Prizren / 06.01.2025 – 15:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar pasi që të njëjtit i kanë demoluar disa vila dhe shtëpinë ankuesit mashkull kosovar. Vlera e demit raportohet të jetë e lartë . Gjatë kontrollit në shtëpitë e të dyshuarve janë gjetur dhe konfiskuar: dy pushkë gjuetie, 105 copë fishekë të kalibrave të ndryshëm, një thikë, një shufër metalike, tre karikator dhe një automjet. Pas intervistimit me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.