Prizren: Aksident me trotinet, një person me lëndime të rënda e në gjendje kritike
Policia e Kosovës në raportin njëzet e katër orësh ka njoftuar për një person që ka pësuar lëndime të rënda dhe është në gjendje kritike pas një aksidenti me trotinet.
Personi është duke marrë tretman mjekësor
“Rr. Ismail Kryeziu, Prizren 18.02.2026 – 12:45. Është raportuar se një mashkull kosovar, është vetë aksidentuar me trotinet. Ngasësi i trotinetit ka pësuar lëndime të renda dhe është dërguar në QKUK për tretman mjekësor ku sipas mjekëve gjendja e tij është kritike”, thuhet në raport.