Pritje deri në një orë te "Dheu i Bardhë" për hyrje në Kosovë
Mërgimtarët kanë filluar të mbërrijnë në Kosovë për pushime që prej disa ditësh.
Megjithatë, deri tani nuk janë vërejtur kolona të mëdha në hyrjet dhe daljet e pikave kufitare.
Sipas informacionit më të fundit nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, vetëm te "Dheu i Bardhë" ka pritje rreth një ore, ndërsa në pikat kufitare të tjera nuk ka kolona të gjata.