Pritet veç edhe një vendim i Supremes për t’u certifikuar përfundimisht rezultatet - NACIONALE

Pritet veç edhe një vendim i Supremes për t’u certifikuar përfundimisht rezultatet

1 vit më parë

nga NACIONALE

Pritet që përfundimisht të certifikohen rezultatet pas një vendimi të Gjykatës Supreme, ku një parti politike ka kontestuar një vendim të PZAP-së.

Valmir Elezi nga KQZ-ja njoftoi se para se të thirret mbledhja e Komisionit Qendror Zgjedjhor janë në pritje të vendimit të Supremes, për të parë a mund të procedohet me shpalljen e rezultateve përfundimtare.

Postimi i plotë:

Për të ardhur deri te shpallja e rezultateve përfundimtare të subjekteve politike dhe kandidatëve për deputetë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke ndjekur hapat e përcaktuar me ligj. Aktualisht, KQZ është duke pritur vendimin nga Gjykata Supreme lidhur me ankesën e një subjekti politik të certifikuar.

Para se të thërrasë mbledhjen për shpalljen e rezultateve, KQZ do të sigurohet për konfirmimet nga PZAP dhe Gjykata Supreme për të parë nëse ka ndonjë ankesë të pazgjidhur dhe nëse mund të procedojë me shpalljen e rezultateve përfundimtare,” tha Elezi.

Lajme të ngjashme