Pritet deklaratë e përbashkët ShBA – Rusi pas bisedimeve, Karasini thotë se ato ishin të dobishme
Shtetet e Bashkuara dhe Rusia pritet të lëshojnë të martën një deklaratë të përbashkët pas rundit të ri të bisedimeve rreth përfundimit të luftës në Ukrainë, që u zhvillua të hënën në Arabinë Saudite, raporton televizioni “CBS News”.
Delegacionet nga Shtetet e Bashkuara, Ukraina dhe Rusia kanë qenë duke zhvilluar bisedime në hotelin “Ritz-Carlton” në Arabinë Saudite gjatë dy ditëve të fundit, raporton televizioni BBC.
Uashingtoni po bën përpjekje që të ndërmjetësojë një marrëveshje armëpushimi dhe, ndonëse bisedimet po zhvillohen në të njëjtin hotel, delegacioni ukrainas nuk do të takohet me atë rus.
Ekipi amerikan e kali të hënën në bisedime me delegacionin rus. Raportohet se në krye të agjendës ishte ringjallja e një marrëveshjeje të vitit 2022, me të cilën anijeve u lejohet lundrim i sigurt në Detin e Zi.
Dy palët pritet të lëshojnë një deklaratë të përbashkët në orën 9 të mëngjesit sipas zonës kohore të Kosovës.
Negociatori rus, Grigory Karasin, citohet të ketë thënë se bisedimet me Shtetet e Bashkuara ishin “të dobishme”.
Negociatori rus, Grigory Karasin, citohet të ketë thënë se bisedimet me Shtetet e Bashkuara ishin “të dobishme”.
Karasini, kryetar i Komisionit për Çështje të Jashtme në Këshillin Federal të Rusisë, i cili mori pjesë në bisedimet në Riad, agjencisë shtetërore ruse të lajmeve “Tass” i tha: “Diskutuam gjithçka dhe dialogu ishte i hollësishëm dhe kompleks, por goxha i dobishëm për ne dhe për amerikanët. Diskutuam shumë çështje.”/Nacionale