Prishtinë: Një person vdes pas rrëzimit nga muri i shtëpisë
Një person ka ndërruar jetë në Prishtinë në pasditen e së mërkurës. Ai mori lëndime vdekjeprurëse pas rrëzimit prej katër metrave lartësi, teksa po e pastronte oborrin e shtëpisë së tij.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i tij është dërguar në IML për obduksion.
“HETIM I VDEKJES/Prishtinë 19.10.2022 – 14:30. Një mashkull kosovar ka ndërruar jetë pasi dyshohet se është rrëzuar nga muri në lartësi prej 4 metrave, derisa ishte duke e pastruar oborrin e shtëpisë së tij. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion”, thuhet në njoftimin e policisë.