Prishtinë: Një burrë sulmohet me armë zjarri derisa ishte duke vozitur - NACIONALE

Prishtinë: Një burrë sulmohet me armë zjarri derisa ishte duke vozitur

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Një burrë ka raportuar se është sulmuar me armë zjarri nga tre persona.

Sulmi ndaj tij ka ndodhur derisa ishte në lëvizje me veturën e tij.

Si pasojë në veturë janë shkaktuar dëme materiale dhe policia ka gjetur gjashtë gëzhoja.

Njoftimi i plotë:

VRASJE NË TENTATIVË

Prishtinë 26.06.2024-19:08. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se derisa ishte në lëvizje me veturë është sulmuar me armë zjarri nga tre persona. Si pasojë në veturë janë shkaktuar dëme materiale. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet përkatëse ku kanë gjetur dhe konfiskuar 6 gëzhoja. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori.

Lajme të ngjashme