Prishtinë: Burri raporton se gruaja në vazhdimësi është duke ushtruar dhunë psiqike ndaj tij
Një burrë ka raportuar në Policinë e Kosovës se gruaja e tij është duke ushtruar dhunë psiqike në vazhdimësi ndaj tij në Prishtinë.
Në raportin 24 orësh të PK-së, bëhet e diturse pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti po hetohet në procedurë të rregullt.
“Prishtinë 27.09.2023 – 11:00. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se bashkëshortja e tij, e dyshuara femër kosovare, në vazhdimësi është duke ushtruar dhunë psikike ndaj tij. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.” – thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.
