Raportohen pesë raste të dhunës në familje për 24 orë në Kosovë
Policia e Kosovës ka regjistruar pesë raste të dhunë në familje gjatë 24 orëve të fundit.
Sipas raportit 24 orësh të PK-së, dy raste të dhunë në familje janë raportuar në Prishtinë, ndërsa dy raste të tjera janë raportuar në rajonin e Gjakovës.
Raporti i plotë:
DHUNË NË FAMILJE
Prishtinë 27.09.2023 – 12:10. Viktima femër kosovare ka informuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj mashkull shtetas i huaj. Nuk raportohet për të lënduar. Prezenca e të dyshuarit nuk është siguruar. Rasti është duke u hetuar.
Prishtinë 27.09.2023 – 11:00. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se bashkëshortja e tij, e dyshuara femër kosovare, në vazhdimësi është duke ushtruar dhunë psikike ndaj tij. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
DHUNË NË FAMILJE
Gjakovë. 27.09.2023 – 09:20. Viktima femër kosovare ka informuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari gjendet në arrati. Rasti është duke u hetuar.
Malishevë 27.09.2023 – 08:18. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari kosovar, pasi që pas një mosmarrëveshje pronësore ka kanosur djalin e tij viktimën mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
Gjakovë. 27.09.2023 – 11:00. Është arrestuar i dyshuari kosovar, pasi që ka ushtruar dhunë fizike ndaj vajzës së tij viktimë femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.